Si ta testoj shpejtësinë?

Në shërbimin internet ka dy shpejtësi:
a)Download (Shkarkimi)-Shpejtësia me të cilën modemi shkarkon nga Interneti.
b)Upload (Ngarkimi)- Shpejtësia me të cilën klienti ngarkon materiale në Internet.
-Nëse ju keni shërbim të ngadaltë, kontrolloni sa pajisje (Pc/Smartphone/MoreTV) janë të lidhura momentalisht.
-Pajisjet , të cilat nuk jeni duke i përdorur, shkeputini nga lidhja wireless sepse ato ngarkojnë rrjetin tuaj.
-Mbyllni shkarkimet në Torrent të cilat mund të ndikojnë ndjeshëm në shpejtësinë e shërbimit tuaj.
-Më pas hyni klikoni ketu për të kontrolluar shpejtësinë tuaj të internetit.
-Klikoni Begin Test dhe do t’ju afishohet shpejtësia momentale.
Nëse kjo shpejtësi nuk përputhet me paketën të cilën ju jeni duke përdorur, ju lutem kontaktoni menjëherë Suportin e 2SC për ta zgjidhur këtë problem.