Nuk kam internet?

Në qoftë se konstatoni se nuk keni internet ndiqni hapat e mëposhtëm:
-Fillimisht vendosni routerin në prizë
-Më pas kontrolloni dritat e ndezura në router
-Në qoftë se të gjitha dritat janë të ndezura , por nuk keni shërbim , ristartoni pajisjen tuaj.
-Në rast se ne router nuk është e ndezur asnjë drite kontrolloni nëse është vendosur karikusi. Gjithashtu, kontrolloni nëse fishat janë të vendosura si duhet.
-Në qoftë se nuk ndizet vetëm drita ADSL , kontrolloni fishën e ADSL. Nëse fisha është e vendosur dhe drita sërish është e fikur , atëherë ju lutem kontaktoni menjëherë me Suportin e 2SC për ta zgjidhur këtë problem.