Dritat e modemit janë të ndezura në mënyre korrekte dhe nuk kam shërbim, çfarë duhet të bëj?

-Kontrolloni lidhjen fizike midis modemit dhe kompjuterit tuaj pasi ky mund të jetë problemi më i zakonshëm.
-Në qoftë se lidhja fizike është në rregull, kontrolloni karten e rrjetit të kompjuterit tuaj nëse është e konfiguruar në mënyrë të atillë që të marrë adresën IP ( IP Address) automatikisht.
-Me pas, kontrolloni nëse kompjuteri e ka marrë këtë IP Adresë nga modemi.
-Në rast se tre pikat më lart nuk japin rezultat, atëherë ju lutem kontaktoni menjëherë me Suportin e 2SC për ta zgjidhur këtë problem.