Në qoftë se konstatoni se nuk keni internet ndiqni hapat e mëposhtëm:
-Fillimisht vendosni routerin në prizë
-Më pas kontrolloni dritat e ndezura në router
-Në qoftë se të gjitha dritat janë të ndezura , por nuk keni shërbim , ristartoni pajisjen tuaj.
-Në rast se ne router nuk është e ndezur asnjë drite kontrolloni nëse është vendosur karikusi. Gjithashtu, kontrolloni nëse fishat janë të vendosura si duhet.
-Në qoftë se nuk ndizet vetëm drita ADSL , kontrolloni fishën e ADSL. Nëse fisha është e vendosur dhe drita sërish është e fikur , atëherë ju lutem kontaktoni menjëherë me Suportin e 2SC për ta zgjidhur këtë problem.

Për të konfiguruar kartën e rrjetit në mënyrë që të lidheni me modemin kabllor, shkoni te karta juaj e rrjetit:
-Start-Control Panel-Network and Sharing Center-Local Area Connections
-Klikoni me të djathtëne mouse-it dhe zgjidhni Properties
-Në tabelën që do të shfaqet , zgjidhni- Internet Protocol(TCP-IPV4)- Properties.
-Në tabelë Properties zgjidhni opsionin- Obtain an IP Automatically
-Klikoni Ok
Sapo keni konfiguruar kartën tuaj të rrjetit për me modemin kabllor.

Në shërbimin internet ka dy shpejtësi:
a)Download (Shkarkimi)-Shpejtësia me të cilën modemi shkarkon nga Interneti.
b)Upload (Ngarkimi)- Shpejtësia me të cilën klienti ngarkon materiale në Internet.
-Nëse ju keni shërbim të ngadaltë, kontrolloni sa pajisje (Pc/Smartphone/MoreTV) janë të lidhura momentalisht.
-Pajisjet , të cilat nuk jeni duke i përdorur, shkeputini nga lidhja wireless sepse ato ngarkojnë rrjetin tuaj.
-Mbyllni shkarkimet në Torrent të cilat mund të ndikojnë ndjeshëm në shpejtësinë e shërbimit tuaj.
-Më pas hyni klikoni ketu për të kontrolluar shpejtësinë tuaj të internetit.
-Klikoni Begin Test dhe do t’ju afishohet shpejtësia momentale.
Nëse kjo shpejtësi nuk përputhet me paketën të cilën ju jeni duke përdorur, ju lutem kontaktoni menjëherë Suportin e 2SC për ta zgjidhur këtë problem.

-Kontrolloni lidhjen fizike midis modemit dhe kompjuterit tuaj pasi ky mund të jetë problemi më i zakonshëm.
-Në qoftë se lidhja fizike është në rregull, kontrolloni karten e rrjetit të kompjuterit tuaj nëse është e konfiguruar në mënyrë të atillë që të marrë adresën IP ( IP Address) automatikisht.
-Me pas, kontrolloni nëse kompjuteri e ka marrë këtë IP Adresë nga modemi.
-Në rast se tre pikat më lart nuk japin rezultat, atëherë ju lutem kontaktoni menjëherë me Suportin e 2SC për ta zgjidhur këtë problem.

-Fillimisht kontrolloni nëse jeni i lidhur në rrjet.
-Nëse po, futuni me anë të browserit (Chrome/Mozilla/Explorer etj) në ndërfaqen e routerit sipas specifikave të mëposhtme:
-192.168.1.1 / Enter ose 192.168.0.1 / Enter
-Vendosni Username (admin) dhe Password (admin ose admin1234)
-Në dritaren Interface Setup / Wireless (WLAN) /Pre shared key /********** shikoni passwordin tuaj dhe dilni nga ndërfaqja .

-Si fillim, lidhni modemin nëpërmjet kabullit ethernet me kompjuterin tuaj personal
-Më pas hyni lokalisht në modem duke hapur shfeltuesin web (browser: Chrome, Explorer, Mozilla) dhe duke shtypur IP Address: 192.168.1.1 ose 192.168.0.1
User:admin
Password :admin ose admin1234
-Në menunë Wireless vendosni emrin e dëshiruar të Network Name (SSID) sipas dëshirës.
-Vendosni fjalëkalimin në WPA Pre-Shared Key
-Klikoni “Save”
Sapo keni konfiguruar emrin e rrjetit wireless dhe fjalëkalimin e tij.